INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kokaina në Xibrakë, lirohet nga burgu nipi i Enver Hoxhës, reagon bashkëshortja e tij, Rezarta Shkurta [VIDEO]

Kokaina në Xibrakë, lirohet nga burgu nipi i Enver Hoxhës, reagon bashkëshortja e tij, Rezarta Shkurta [VIDEO]

Publikuar më: 20:53 17-09-2018

Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Enver Hoxha është liruar nga burgu pasi u arrestua në janar të vitit 2015 pas operacionit “Xibraka” në Elbasan ku u sekuestrua një laborator ku përpunohej drogë e llojit kokainë.

Ai ishte dënuar për trafik narkotikësh në tentativë. Hoxha u dënua me 10 vite burgim me gjykim të shkurtuar, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit ‘Xibraka’. Nga gjykimi i shkurtuar dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burgim. Ermal Hoxha është liruar me kusht. Atij i ka mbetur edhe 1 vit e 6 muaj burg pa vuajtur.

Pas lajmit për lirimin nga burgu të Ermal Hoxhes, Rezarta Shkurta ka bërë publike këtë video.

“Familja ime e vockel u bashku! Faleminderit per cdo fjale e mbeshtetje qe kam ndjere nga ju , keto vite te veshtira… Uroj nga zemra per gjithsecilin nga ju, te gjitha urimet qe me keni dhene, tju kthehen ne bekime ne jetet tuaja”, ka shkruar ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0041968822479248