Është finalizuar me sukses operacioni policor për parandalimin e shpërndarjes dhe përdorimit të lëndëve narkotike në lokale nate në Korçë, ku dhe janë arrestuar në flagrancë 7 persona.
Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Korçë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore si edhe falë një pune të mirëorganizuar kanë finalizuar me sukses operacionin policor, ku si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mëposhtëm :
· A. Kokot, 18 vjeç,
· M.Kokot, 22 vjeç, (vëllezër)
· L. Rungo, 37 vjeç,
· J.Mukollari, 42 vjeç,
· A. Berisha, 44 vjeç, të gjithë banues në Korçë, për veprat penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim ”
Operacioni
Më datë 21.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një lokal me muzikë live, me vendndodhje në kilometrin e parë të rrugës Korçë-Dishnicë, në afërsi të tavolinës ku ndodheshin shtetasit e mësipërm u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale :
3 doza me lëndë narkotike të dyshuar si “Kokainë” të fshehura në një paketë cigaresh, si dhe 27 gramë bimë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e futur në qese plasmasi.
Materialet për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtjeshme.