INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kokainë dhe mijëra paund, kush janë 3 të rinjtë shqiptarë që u arrestuan në Britani [FOTO]

Kokainë dhe mijëra paund, kush janë 3 të rinjtë shqiptarë që u arrestuan në Britani [FOTO]

Publikuar më: 18:38 07-09-2017

Janë cilësuar si gangsterë dhe të rrezikshëm për Britaninë e për këtë arsye, Gjykata e Kingston Crown dënoi me  plot 17 vite burg, shtetasit shqiptar, Algert Lami, 23 vjeç, Roland Vasija, 20 vjeç dhe Orjon Uku, 22 vjec. . Policia në Stratford, në lindje të Londrës zhvilloi operacionin, ku sekuestroi një sasi të konsiderushme drogë dhe 178 mijë paund cash. Daily Mail ka shkruar për këtë operacion ku shkruan se ata u arrestuan teksa ishin duke dalë nga një taksi në  Stratford, ndërkohë që iu afruan një BMW të parkuar. Pastaj gjatë kontrollit të policisë në makinën e tyre, gjetën 178 mijë paund, gjysmë kilogram kokainë të pastër dhe disa dokumente fallco.

collagedjtm.jpg

Gjykata e Kingston Crown dënoi me 9 vite burg Algert Lamin, Roland Vasija u dënua me 2 vite, ndërsa Orjon Uku me 6 vite burg. 

Article Logic
Execution time: 0.0035309791564941