INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kokainë drejt Gjermanisë, 11 të arrestuar

Kokainë drejt Gjermanisë, 11 të arrestuar

Publikuar më: 09:21 21-03-2017

Policia Italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale, që lëvizte sasi të konsiderueshme narkotikësh në aksin Shqipëri-Itali-Gjermani. Sipas raportimeve të mediave italiane, kanë qenë karabinierët e Firences që kanë ekzekutuar 11 urdhër-arreste, në kuadër të një kërkese të Drejtorisë Rajonale të Antimafias. Policia italiane e qytetit të Firences në bashkëpunim me policinë gjermane dhe atë shqiptare kanë ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm operacionin antidrogë, i cili ka çuar në shkatërrimin e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e kokainës dhe marijuanës mes Shqipërisë, Gjermanisë e Italisë.
Me urdhër të hetuesve të Drejtorisë së Antimafias së Firences janë ekzekutuar urdhër arrestet me burg ndaj 11 personave në Itali, Shqipëri e Gjermani me akuzën e pjesëmarrjes në aktivitet kriminal për tregtimin, përpunimin, transportin e trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Arrestimet janë kryer në Shqipëri, Itali e Gjermani. Gjatë hetimeve 2 persona janë arrestuar në flagrancë, ndërsa janë sekuestruar 3 kg kokainë e 19 kg marijuanë.

Article Logic
Execution time: 0.0019330978393555