INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Kokë e fortë për gliko Përmeti’/ Rama shpërndan libra, por nuk di kur fillon shkolla? [VIDEO]

‘Kokë e fortë për gliko Përmeti’/ Rama shpërndan libra, por nuk di kur fillon shkolla? [VIDEO]

Publikuar më: 17:27 04-09-2018

Edhe pse ka disa ditë qe flet për vitin e ri shkollor dhe për librat falas që po shpërndan qeveria, Edi Rama duket se ende nuk e di kur fillon vitit i ri shkollor.
Në krah të ministres së Arsimit, Edi Rama ka dhuruar librat për fëmijët e familjes Karaj në kryeqytet. Por edhe këtu ka ‘dështuar’. I mungon informacioni se në çfarë klase janë fëmijët edhe pse pakot ishin përgatitur më herët.
Rama: Ti je klasa e dytë?
‘Jo e tretë’, përgjigjet vajza.
Por dy paketat e librave janë, mbyllur aq fort, sa Kryeministrit dhe ministres i është dashur kohë…
‘’ I kanë bërë këta sikur mos hapen kurrë’’ ka thënë Rama
Për këtë vit shkollor ka një tjetër vendim pozitiv, ajo e ndalimit të përdorimit të telefonave celular në shkolla. Vendim ky që duket ka nisur dhe nga problemet e familjes së kryeministrit.
‘’ Kemi dyshimet për nismën , por çdo cel që kapet do sekuestrohet. As mësuesit as prindërit sdo kenë telefona. Nëse do më thoshnin hiqi telefonin Zahos, do isha i kënaqur’’ është shprehur Rama.
Por nga kjo vizitë në këtë familje ku e zonja e shtëpisë ishte nga Përmeti, më në fund Edi Rama ka pranuar edhe kokëfortësinë e tij.
Zonja: Insistoj! Do ta provoni glikonë
‘’E kam kokën e fortë s’jam nga Përmeti’’ ka thënë kryeministri duke refuzuar të ‘zbutet’.

 

Article Logic
Execution time: 0.0021381378173828