INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kokëdhima i shqetësuar, i kërkon llogari Ruçit në mbledhjen e grupit

Kokëdhima i shqetësuar, i kërkon llogari Ruçit në mbledhjen e grupit

Publikuar më: 15:15 15-03-2016

Koço Kokëdhima ka ngritur tonet në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Nuk është i kënaqur që Gjykata Kushtetuese do të jetë ajo që do të vendosë mbi kushtetueshmërinë e mandatit të tij, ndaj dhe në mbledhjen e grupit i ka kërkuar llogari Gramoz Ruçit. Burime pranë mbledhjes së grupit thonë se Kokëdhima ka qënë i tensionuar gjatë gjithë mbledhjes së grupit, ndërsa ka kërkuar arësyet se përse nuk është njoftuar nga grupi, se çështja e mandatit të tij do të shqyrtohej të enjten e shkuar në seancën plenare.

 "Më keni lajmëruar vetëm 15 minuta përpara", mësohet të ketë thënë me jo pak tension deputeti i Vlorës, i cili njihet për afërsinë e tij me Kryeministrin Rama.

Gramoz Ruçi ka shpjeguar arsyet duke thënë se çështja në fjalë hyn automatikisht në seancë.

Por kjo mungesë e informacionit ka sjellë dhe pasoja në mbrojtjen e tij në Parlament tha Kokëdhima. Kokëdhima ka thënë se duke mos patur dijeni se do të votohej për rastin e tij, ai nuk kishte mundësi të fliste dhe të mbrohej si duhej në foltoren e Kuvendit.

Partia Demokratike kërkon heqjen e mandatit për Kokëdhimën, pasi selia blu prentendon se ai ka përfituar fonde publike në kohën që ushtronte mandatin e deputetit. Në rast se kjo rezulton e vërtyetë, atëherë Kokëdhima do të humbë mandatin e deputetit. Por pretendimet e demokratëve janë hedhur poshtë nga deputeti i Vlorës. Sipas Kokëdhimës, kompanitë që kanë përfituar fonde publike nuk janë në pronësinë e tij.

Article Logic
Execution time: 0.00351881980896