INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kokëdhima sulmon PS: Shumicë e rreme, nuk do të qeverisin të vetëm!

Kokëdhima sulmon PS: Shumicë e rreme, nuk do të qeverisin të vetëm!

Publikuar më: 18:49 08-07-2017

Ish deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima vazhdon kritikat e tij ndaj zgjedhjeve të 25 qershorit.

Kreu i lëvizjes Zgjidhja tregoi për gazetaren Nisida Tufa në emisionin “Kjo Javë” së zgjedhjet që sapo kaluan ishin më të këqija se ato të fundit, me standart më të ulët dhe nuk prodhuan progres. Në këtë rrjedhë, ai deklaroi se Zgjidhja veproi siç duhet duke i bojkotuar, ashtu siç bëri edhe populli me pjesëmarrjen e ulët në votime. Kokëdhima është ndalur edhe në fitoren e PS, dhe sipas tij ajo nuk do të qeverisë e vetme pavarësisht 74 mandateve të saj. Ish miku i ngushtë i kryeministrit Rama thotë se shumica e tillë duket sikur prodhon stabilitet, por kemi të bëjmë me stabilitet të rremë. Kjo pasi sipas tij zgjedhjet nuk kanë kuruar plagët e Shqipërisë, as të zgjedhjeve, as të ekonomisë por vetëm sa i kanë mbuluar ato.

Article Logic
Execution time: 0.0034120082855225