IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS

"Kolaudim", emisioni ku informohesh dhe buzëqesh [VIDEO]

Publikuar më: 16:29 25-09-2017

Sezoni i ri në INTv sjell edhe emisionin “Kolaudim” për të cilin jemi të sigurtë që do t’iu mbërthejë para ekranit. Aktualiteti politik deri tek ai sportiv, i trajtuar me ironi përmes së vërtetës, do të vijë edhe nëpërmjet bisedave dhe intervistave të zhvilluara në studio.

Do të jetë treshja energjike me Mateon, Vinin dhe Marselin të cilët do të “shkrijnë” në një dozat e pafundme të humorit. Por humori është vetëm një mënyrë për të trajtuar temat serioze të rditshmërisë që na shqetësojnë të gjithëve.

Në video shihen momente nga provat, para nisjes së emisionit. Në puntatën e parë, i ftuar është kryebashkiaku Erion Veliaj ndaj mos e humbisni “Kolaudim” në orën 19.00 në INTv. 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0024220943450928