INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Koleksioni “Beach Please” plot shkëlqim dhe ngjyra të guximshme nga Rihanna nuk duhet humbur [FOTO]

Koleksioni “Beach Please” plot shkëlqim dhe ngjyra të guximshme nga Rihanna nuk duhet humbur [FOTO]

Publikuar më: 16:20 15-05-2018

Vera është pothuajse këtu, e cila përveçse diellit, plazhit, argëtimit vjen edhe me laçimet e reja të produkteve kozmetike. Nëse ju në verë nuk jeni veshur me ngjyra nga koka tek këmbët, kjo ka ndodhur për shkak të Rihannës e cila nuk ka nxjerrë më herët koleksionin e kozmetikës Fenty Beauty ‘Beach Please’.


Rreth një muaj më parë këngëtarja na prezantoi produktin kozmetik ‘body shimmer’ nga Fenty Beauty Body Lava, por surprizat nga Rihanna mesa duket nuk paskan të sosur. Ajo dje në Instagram ka njoftuar dhe ka iu ka prezantuar ndjekësve të saj produket me të reja që Riri do të lançojë më 21 maj.

edfxc.png

 

Duhet të theksojmë se thjesht duke i parë në foto ato duken kaq të bukura dhe plot ngjyra siç është edhe stina e verës. “Unë nuk kam pasur asnjëherë frikë nga ngjyrat dhe më pëlqen që t’i vendos tek sytë dhe tek mollëzat”, është shprehur Rihanna.

Koleksioni “Beach Please” përfshin 6 ‘lipstic’ me ngjyra të ndryshme, 3 ton sysh (me ngjyra portokalli, rozë, blu, jeshile), tone të lëngshme për sytë dhe pudër e lëngshme gjithashtu.

fenty-summer-beauty-collection-1.jpg

fenty-beauty-summer-daze-summer-nights-iridescent-lip-luminizer-trio-in-single-blingual-ready-to-mingle-1526328725.jpg

fenty-beauty-killawatt-foil-freestyle-highlighter-duo-in-mimosa-sunrise-sangria-sunset-1526328726.jpg

 

 

 

fenty-beauty-killawatt-foil-freestyle-highlighter-duo-in-sand-castle-mint-d-mojito-1526328725.jpg

 


Mesazhi i Ririt është shumë i qartë: “Këtë verë bëni një makeup vetëm me ngjyra, sepse do të shkëlqeni” Ashtu si shumë prej produkteve të Fenty Beauty, edhe koleksioni “Beach Please” do të jetë plot shkëlqim dhe zgjedhje të guximshme të ngjyrave. Dhe po, është gjithçka që ju keni ëndërruar për një makeup në verë.

Article Logic
Execution time: 0.0029780864715576