INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Koleksioni i Raf Simons për Calvin Klein frymëzohet nga Warhol dhe filmat horror [FOTO]

Koleksioni i Raf Simons për Calvin Klein frymëzohet nga Warhol dhe filmat horror [FOTO]

Publikuar më: 13:45 08-09-2017

Plus Kaya Gerber (vajza e Cindy Crawford) modelon për herë të parë në pasarelë.

Mbrëmjen e djeshme Raf Simons prezantoi koleksionin e tij të dytë për Calvin Klein, i zgjedhur nga kompania si drejtori i saj artistik. Duke kombinuar veshjet e meshkujve dhe femrave në një pasarelë, koleksioni kishte vazhdimësinë e anës së errët të kulturës amerikane- duke i thurrur edhe një lloj tribut artistit të famshëm Andy Warhol, filmave horror, kaubojsave e më shumë. Çfarë duhet të dini më shumë për shfaqjen?

1.jpg

Muzat e tij ishin në rradhë të parë
Duke nisur nga aktorja e serialit “Stranger Things”, Millie Bobby Brown , aktori i Mooonlight, Mahershala Ali si dhe Agjenti Cooper (Twin Peaks), duam të themi aktori Kylie MacLachlan, veshjet e së cilit kanë pasur një ndikim të madh në këtë koleksion nga seriali i regjisorit David Lynch.

Sterling Rubi (artist amerikan) krijoi atmosferën e pasarelës
Pasarela ishte një instalacion i krijuar nga flamuj, kova, shirita, pom-pom(a) etj.

Koleksioni 
Veshjet e para prezantuese ishin me një ndikim të kaubojsave modern, më këmisha prej mëndafshi dhe plot shkëlqim. Pantallonat xhins ishin të spërkatura me bojë, copat e lëkurës ishin shumëngjyrëshe dhe fustanet ishin më të ndërlikuara dhe paksa kaotike.

2.jpg

Kaia Gerber modeloi për herë të parë
Dekada pasi nëna e saj (supermodelja Cindy Crawford) sfiloi në pasarelën e CK, tashmë ishte vetë Kaia në këtë rol.

1220406.JPG

Kishte një bashkëpunim me Andy Warhol
Dizenjuesi belg u bashkua me Fondacionin Andy Warhol për një seri bluzash, fustanesh, çantash e aksesorë të tjerë që do të kenë të prnstuar punët e artistit amerikan duke nisur nga “Knives”, “The Ambulance Disaster” dhe “The Electric Chair”.

5.jpg

Ndikim nga filmat horror
Doreza lateksi, sëpata të varura, qese plehrash në formën e peliçeve, çfarë ju kujtojnë të gjitha këto?!

4.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038440227508545