INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Koleksioni i ri i D&G: Çifte të së njëjtit seks

Koleksioni i ri i D&G: Çifte të së njëjtit seks

Publikuar më: 11:36 01-02-2016

Një vit pasi Elton John kërkonte të bojkotonte firmën e njohur Dolce & Gabbana për shkak të disa komenteve që dyshja kishte  bërë në lidhje me fëmijët të cilët lindin më anë të metodës IVF (In Vitro), stilistët ka nxjerrë një koleksion me në qëndër çifte të së njëjtit seks.

Koleksioni quhet DG Family dhe shpalos imazhe të familjeve ku prindërit janë të së njëjtit seks nëpër çanta dhe tshirte. Ky koleksion është në kontrast me atë çka pohuan një vit më parë në gazetën Panorama ku Dolce tha se jemi kundër adoptimeve të fëmijëve nga prindër gay. E vetmja familje është ajo tradicionale.  Ai shtoi se nuk na pëlqen ideja se fëmjët porositen nga katalogu. Ata janë thjesht sintetikë. Me të dëgjuar këtë deklaratë, Elton John reagon ashpër duke kërkuar të bojkotojë firmën e rrobave dhe se asnjë nuk guxon t’i quajë fëmijët e tij sintetikë. Në një intervistë tjetër për Vogue ishte Domenico Dolce ai që kërkon falje publikisht duke shtuar se nuk kishte asnjë qëllim të ofendonte dikë.

Article Logic
Execution time: 0.0043249130249023