U deshën vetëm tre sekonda dhe 200 kg eksploziv për të shkatërruar ndërtesën luksoze “ Monaco” e cila i përkiste bosit të drogës kolumbianit Pablo Escobar.
Ndërtesa u hodh në erë përmes një shpërthimi të kontrolluar. Bashkia ka bërë me dije se në vend të saj do të ndërtohet një park kushtuar të gjithë viktimave të vrarë nga narkotrafikanti.
Shkatërrimi i ndërtesës 8 katëshe u bë në sytë e rreth 1600 personave . Në 2 dhjetor u bënë plot 25 vite nga vdekja e Escobar.
“Nuk është thjesht shkatërrimi i një ndërtese por është ndërtimi i një memoriali për ata që duhet të jenë heronjtë tanë dhe që një gjë e tillë të mos ndodh më" u shpreh kryebashkiaku i Medellin.