Kolumbia shkatërroi të mërkurën mbetjet e një ure që u rrëzua pjesërisht më parë këtë vit. Ura ‘Chirajara’ ndodhet në rrugën që lidh Bogotën me qytetin e Villavicencio.
Rreth 200 kg eksplozivë, 30 lëndë plasëse dhe 3.000 metra kordon detonues janë përdorur gjatë shpërthimit. Shpërthimi nuk pati problem, sipas njërit prej ekspertëve në vendngjarje, Willian Valencias. Ura 'Chirajara', e cila ishte në ndërtim e sipër, u rrëzua më 15 janar duke vrarë nëntë punëtorë. Pas hetimeve u arrit në përfundimin se dizajni i saj shkaktoi tragjedinë.