“Ringjallet” Kolumbia!
Skuadra nga Amerika Latine ka mposhtur Poloninë 3-0 duke ringjallur shpresat për një vend mes 16 më të mirëve. Ishte një ndeshje fantastike e kolumbianëve, të cilët luftuan me mish e me shpirt për këtë fitore.
Goli në pjesën e parë do të vinte në minutën e 40-të, me Minën, i cili shfrytëzon më së miri një asist nga James Rodriguez.
Polonia nuk reagon as në pjesën e dytë, duke pësuar një tjetër gol. Në minutën e 69-të, Quintero jep një pasim fantastik për Radamel Falcaon, i cili nuk ka gabuar përballë portierit polak. Ky ishte goli i parë në Kupën e Botës për bomberin kolumbian. Në minutën e 75-të, Juan Guliermo Cuadrado shënoi edhe golin e tretë, pas një kundërsulmi të shpejt, duke mposhtur shokun e skuadrës te Juventusi.
Kolumbia në këtë mënyrë mban gjallë shpresat për kualifikim në fazën tjetër me një pikë më pak se Japonia dhe Senegali, ndërkohë që Polonia eliminohet zyrtarisht.