INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kombëtarja: Astrit Hafizi dhe De Biasi lumë akuzash mes tyre

Kombëtarja: Astrit Hafizi dhe De Biasi lumë akuzash mes tyre

Publikuar më: 09:28 31-03-2017

Astrit Hafizi dhe De Biasi prej një kohe të gjatë janë përfshirë në një lumë akuzash mes tyre.

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare i është kundërpërgjigjur deklaratave “thumbuese” të De Biasit i cili para dy ditësh ishte i ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan e quajti xheloz Hafizin.

Gjatë një intervistë për “Panorama Sport”, Hafizi ka thënë se përgjigja e De Biasit ishte pa nivel.

“Unë nuk mund të kem xhelozi ndaj De Biasit pasi në atë kohë unë nuk kam pasur mundësi. Ajo ishte përgjigjja më pa nivel që kam dëgjuar ndonjëherë. Në pamundësi për të gjitha ato që kam thënë që pas Kampionatit Europian, për përfundimin e ciklit të tij dhe që De Biasi duhet të ikë, ai merret me përgjigje si ajo e djeshmja”, u shpreh fillimisht ai.

Gjithashtu ai theksoi se De Biasi duhet të largohet sa më shpejt nga Kombëtarja për shkak se po bie niveli i lojës.

De Biasi jeton me ëndrrën e Europianit dhe përfaqësuesja po shkon poshtë dhe më poshtë. Kur ta kuptojë ai mendoj se do të jetë shumë vonë. Shpresoj që drejtuesit e FSHF-së t’i bëjnë gjërat më mirë dhe të kuptojnë situatën”, përfundoi ai.

Çfarë tha De Biasi për Hafizin në “Opinion” në TV Klan?

“Më habit pak Hafizi sepse mendoj se është një person që para se të flasë duhet të mendohet. Të  flasësh në tym dhe të nxitohesh me fjalët në futboll besoj se ai nuk arrin t’i shohë mirë ndeshjet nga televizori. Mendoj se duhet t’i shohë në stadium. Kur i sheh në televizion ke një vizion të caktuar për atë që ndodh në fushë. Kamera kap vetëm zonën ku ndodhet topi. Mendoj se ai është edhe pak xheloz për atë që kam arritur unë dhe që ai nuk e bëri dot, ndonëse kishte një skuadër të mirë”

Article Logic
Execution time: 0.0039939880371094