INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kombëtarja do të vizitojë armët e Skënderbeut në Vjenë

Kombëtarja do të vizitojë armët e Skënderbeut në Vjenë

Publikuar më: 10:42 30-05-2016

Kombëtarja shqiptare e futbollit, do të jetë sot në orën 17.00, për një vizitë në Muzeumin e Arteve të Vienës, për të parë nga afër armët e Heroit Kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastriot Skënderbeu raportohet në uebsajtin zyrtar të federatës që vijon si më poshtë njoftimin.

“Kjo vizitë është planifikuar muaj më parë, si një pjesë e rëndësishme dhe simbolike e agjendës së skuadrës tonë kombëtare. Drejtuesit, stafi dhe e gjithë skuadra, do të kenë mundësi të shikojnë nga afër armët dhe përkrenaren e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, të cilat janë të ekspozuara atje”.

Gjithashtu në njoftimin e bërë, federata njofton tifozët shqiptarë që do të kenë mundësinë të takojnë “heronjtë modern” të tyre, duke dhënë edhe detaje të tjera.

“Nisur nga interesi i jashtëzakonshëm i tifozëve shqiptarë të kombëtares, për të qenë pranë saj dhe për të takuar futbollistët, zyra e shtypit e Federatës Shqiptare të Futbollit së futbollit njofton, se kombëtarja do të jetë në Vienë në Muzeun e Artit, rreth orës 17.00.

Të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të shohin apo takojnë futbollistët e kombëtares, njoftohen se hyrja dhe dalja e skuadrës do të bëhet në “Entrata Hofburg, Heldenplatz, Ruestkammer”.

Article Logic
Execution time: 0.0037481784820557