Para ndeshjes së kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Izraelit, kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një test miqësor.
Kuqezinjtë e De Biazit do të përballen më datë 4 qershor në orën 18:00 me Luksemburgun në transfertë.
Kjo miqësore do t’i shërbejë trajnerit italian për të pasur ide më të qarta para takimit kyç ndaj Izraelit që do të luhet në transfertë më datë 11 qershor dhe që do të jetë vendimtar në synimin e Shqipërisë për të mbyllur kualifikueset në vendin e tretë në grup./panoramasport