Pas përfundimit të ceremonisë në Kryeministri, ekipi Kombëtar është drejtuar për te “Fan Zone”, në sheshin “Nënë Tereza” ku dhjetra tifozë ishin mbledhur në shesh për të pritur djemtë e Kombëtares. Edhe pse të paktë në numër, tifozët i pritën futbollistët tanë mes duartrokitjeve dhe fishekzjarrëve e në sfond ishte kënga “Xhamadani Vija-vija”. Sigurisht që nuk mund të mungonte edhe himni shqiptar, himn të cilin e këndoi edhe trajneri De Biasi. Para tifozëve kanë përshëndetur shkurtimisht, portieri Etrit Berisha, Armando Sadiku dhe Lorik Cana që kanë falenderuar tifozët për mbështetjen e dhënë. Shënuesi i vetëm i golit, Armando Sadiku ua dedikoi golin të gjithë shqiptarëve. Temperaturat e larta nuk i kanë lejuar lojtarët që të qëndronin më gjatë pasi në fytyrat e tyre lexohej qartë lodhja.