INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kombëtarja fillon stërvitjen, pas Manaj tjetër ‘yll’ i Kombëtares mungon përballë Lihtenshteinit

Kombëtarja fillon stërvitjen, pas Manaj tjetër ‘yll’ i Kombëtares mungon përballë Lihtenshteinit

Publikuar më: 09:12 04-10-2016

Dhimbjet e kokës kanë nisur për trajnerin e Kombëtares shqiptare Ganni de Biasi pasi reparti i sulmit ka shfaqur probleme të mëdha pikërisht në prag të ndeshjes së 6 tetorit kundër Lihtenshteinit. Pas mungesës së zyrtarizuar ditën e djeshme të Rey Manaj, tashmë edhe sulmuesi kryesor Armando Sadiku me shumë mundësi nuk do të jetë i gatshëm për të hyrë në fushën e lojës për shkak dëmtimi.

Sipas burimeve të ‘Panorama Sport’, Sadiku 90 % do të jetë jashtë formacionit titullar pasi bomberi kuqezi nuk është stërvitur me grupin. Kur kanë mbetur edhe 2 ditë nga sfida kundër Lihtenshteinit, Sadiku ndjen ende dhimbje në gjurin e dëmtuar ndërsa ai rrezikon edhe ndeshjen kundër Spanjës e cila do të luhet më 9 tetor në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Stafi mjekësor ka menduar që Sadiku të jetë pushim në ndeshjen kundër Lihtenshteinit për të tentuar rikuperimin përballë Spanjës.

Article Logic
Execution time: 0.0036141872406006