INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kombëtarja gjen rivalin për miqësoren e dytë të marsit

Kombëtarja gjen rivalin për miqësoren e dytë të marsit

Publikuar më: 18:55 29-02-2016

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike edhe emrin e kundërshtarit për miqësoren e dytë të muajit mars. Përballë kuqezinjve do të jenë modestët e Luksemburgut.

Kjo sfidë do të luhet në Luksemburg më 29 mars në stadiumin “Josy Bathel” në ora 20:15.

Kombëtarja do të luajë miqësoren e parë për këtë vit më 26 mars në stadiumin “Ernest Hapel” të Vjenës kundër Austrisë, ndërsa tri ditë më pas do të luajë në Luksemburg.

Ndërkohë, para pak ditësh është konfirmuar edhe miqësorja me Katarin që do të luhet më 29 maj, por FSHF ka konfirmuar se po punon edhe për organizimin e një miqësoreje tjetër përpara Europianit të Francës.

Article Logic
Execution time: 0.0040299892425537