Javën e kaluar u bë virale foto e postuar nga lojtari gjerman Mats Hummels në të cilën duket ai dhe shokët e tij të skuadrës duke luajtur basketboll, edhe pse në prag të ndeshjes Sllovakinë.
Tashmë takimet e çerekfinaleve janë caktuar dhe dihet se Gjermania do të përballet me ekipin Italian më 2 Korrik. Megjithëse në letër duket një ndeshje tepër e fortë, Mats Hummels dhe shokët e tij duket se e kanë harruar fare futbollin. Këtë herë ata po praktikojnë sportin e volejbollit në bregdet. A thoni të jetë kjo një shenjë superioriteti?!