INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kombëtarja kthehet nesër. Ja orari dhe axhenda

Kombëtarja kthehet nesër. Ja orari dhe axhenda

Publikuar më: 19:37 22-06-2016

Pas barazimit të Hungarisë me Portugalinë, Kombëtarja shqiptare zyrtarisht e ka mbyllur Europianin e saj të parë, i cili ishte shumë emocionues për aq sa zgjati. Edhe pse nuk arritën të kualifikoheshin në fazën tjetër, kuqezinjtë kanë dhënë maksimumin e tyre, duke zhvilluar ndeshje të mrekullushme. Pas eleminimit, heronjtë tanë nesër do të kthehen në atdhe, dhe sigurisht që meritojnë një pritje madhështore, për ato ndjenja të papërshkrueshme që na kanë dhuruar. Intv.al mëson se pritja do të fillojë të bëhet në Rinas, në orën 17:00 kur ata do të zbarkojnë dhe një autobus i hapur do ti presë si kampionë. Do të bëhet bllokimi i rrugëve nga Aeroporti i Rinasit deri në sheshin “Nënë Tereza”, dhe do të ketë dekor madhështor nga organizuesit nga aeroporti deri në Tiranë. Sigurisht që nuk do të mungojnë njerëzit e shumtë që do dalin rrugëve të përshëndesin kuqezinjtë. Do të jepen çmime dhe vlerësimë për stafin dhe lojtarët kuqezinj nga drejtues të lartë të vendit tonë, dhe pritja finale do të bëhet në “Tirana Fan Zone”.

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824