INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kombëtarja merr shpërblimin e premtuar për Europianin

Kombëtarja merr shpërblimin e premtuar për Europianin

Publikuar më: 11:32 18-08-2016

Kombëtarja merr shpërblimin e premtuar për Europianin nga 31 mije euro shpërblim. Kaq ka qenë shuma qe kane përfituar lojtaret e perfaqesueses dhe stafi teknik si shpërbilm per ate qe bene ne Europian,  premio e vendosur nga FSHF dhe qeveria shqiptare. Nese nuk do ishte per taksat kjo shifer do ishte me e larte. Ata i dhane një kanaqesi të jashtezakonshme vendit dhe përpos kënaqësisë morale për përfaqësimin e ngjyerave kuqezi në një event madhor dhe dashurisë së tifozerisë tani janë shpërblyer dhe  materialisht.

Plot 31 mijë euro ka mbërritur në llogarinë e cdo futbollisti të grumbulluar në Francë. Po nuk mbaron me kaq. I njejti shumë i ka shkuar edhe Milot Rashicës  e Herolind Shalës megjithëse këta të fundit u larguan zyrtarisht nga përfaqësuesja. Duke qenë se ishin ndër 28 lojtarët e grumbulluar paraprakisht për Europianin ata u shpërblyen me nga 8 mijë euro sejcili pavarësisht se nuk shkuan në Francë dhe përtej faktit se vetëm para pak ditësh i kanë dhënë zyrtarisht lamtumirën Kombëtares.  FSHF ka dashur të tregohet deri në fund korrekte duke i respektuar dhe në mbajtjen e këtij premtimi.

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047