Kombëtarja Shqiptare e futbollit ka siguruar edhe një tjetër miqësore në kuadër të përgatitjeve për Europanin e kësaj vere në Francë.
Skuadra e drejtuar nga Gianni de Biasi do të luajë më 3 qershor ndaj Ukrainës në stadiumin e Bergamos “Atleti Azzurri d'Italia” në orën 20:30.
“Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me homologët ukrainas për të zhvilluar një miqësore midis dy kombëtarëve në kuadër të përgatitjeve për finalet e Europianit “Francë 2016””, thuhet në deklaratën e FSHF-së ku jepen edhe detajet e miqësores.
Përpara miqësores më Ukrainën, më 29 maj, “kuqezinjtë” do të zhvillojnë miqësoren me Katarin e cila është zyrtarizuar prej kohësh nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Ndërkohë, më 5 qershor luhet edhe miqësorja e fundit e Kombëtares kuqezi ndaj Kanadasë.