Kuqezinjtë e Panuccit përballen ditën e sotme në Elbasan arena me një takim miqësor me nordikët e Lars Lagerback.
Kjo nuk është hera e parë që kombëtarja shqiptare përballet me Norvegjinë. Nga 4 përballje secila kombëtare regjistron nga një fitore dhe dy barazime.
Për ndeshjen e sotme Panuccit ka deklaruar se do luajnë në sulm skema që përdor tekniku italian pritet të jetë 4-3-3.
Norvegjia vjen pas një fitoreje të pastër 4-1 ndaj Australisë, pak ditë më parë, ndërsa Shqipëria ka luajtur për herë të fundit përball Turqisë, në një miqësore, e cila ka përfunduar me fitoren tonë, 2-3.
Përballja e sotme ka vendosur në lëvizje dhe policinë e cila ka caktuar 320 forca policore për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes.
Gjithashtu bëhet me dije se duke nisur nga ora 15.00 në disa rrugë do ndalohet qarkullimi i automjeteve.