INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kombëtarja prioritet i politikës, shtyhet seanca e së enjtes [FOTO]

Kombëtarja prioritet i politikës, shtyhet seanca e së enjtes [FOTO]

Publikuar më: 09:57 15-06-2016

Pjesmarrja për herë të parë e Shqipërisë në Kampionatin Europian 2016, duket se po jep efektin e saj dhe në mbarëvajtjen e institucioneve të rëndësishme në vend. Burime pranë Kuvendit bëjnë të ditur se seanca plenare e së enjtes nuk do të zhvillohet këtë javë.
Shkak është bërë ndeshja e sotme mes Francës dhe Shqipërisë që luhet në Marsejë, e vlefshme për Euro2016.
Duket se parlamentarët tanë kanë arësye të fortë për të mos qënë në sallën e Kuvendit, Kombëtaren  shqiptare.
Edhe pse kampionati Europian përkon me një peridhë shumë të rëndësishme për vendin tonë, atë të diskutimit politik të reformës në drejtësi, klasa politike shqiptare e tregoi se kush është prioriteti i saj. Përpara reformës në drejtësi duket se deputetët e kanë më prioritet mbështetjen e kombëtares shqiptare për në Euro.


Por ndërkohë paraditen e së mërkurës Kryeministri Edi Rama ka vijuar ritualin e takimit me aleatin e tij kryesor në qeveri Ilir Meta. Në orën 10.00 kryeministri Edi Rama u gjend në zyrën e kreut të Kuvendit Ilir Meta. Reforma në drejtësi duhet të miratohet përpara mbylljes së sesionit parlamentar. Në këtë proces, Meta duket se ka marrë edhe rolin e negociatorit, mes kreut të PS Rama dhe kreut të PD, Basha. Pritet që të ketë një qëndrim nga takimi i dy bashkëkryetarëve të mazhorancës.

Article Logic
Execution time: 0.0035381317138672