INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kombetarja shqiptare nis përgatitjet për Izraelin [VIDEO]

Publikuar më: 11:20 08-11-2016

E ka tashmë skuadrën në dispozicion. Pavarësisht shqetësimeve dhe dyshimeve, Xhani De Biazi, mund të nisë përgatitjet për Izraelin, sipas planeve të tij. Atmosfera u duk shumë e mirë në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ish-Kampi i Pionierëve, pavarësisht reshjeve të shiut. Vetëm dy lojtarë nuk iu përgjigjën dot në kohë apelit të tij, Balaj e Roshi që udhëtuan që nga Rusia, por edhe me 24 futbollistë nuk pati problem.
Si fillim, trajneri la veçmas gjashtë futbollistë. Sadiku, Gjimshiti, Manaj, Memushaj, Kukeli e Grezda nuk morën pjesë në skemat e provuara, ndërsa thjesht bënë stërvitje të diferencuar. Sadiku ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje që pas dëmtimit, ndërsa lojtarët e tjerë ishin të impenjuar të dielën, ndaj De Biazi nuk deshi t’i ngarkonte më shumë. Italiani u duk i menduar në shumicën e kohës, duke ndjekur punën e ndihmësve të tij, por hera herës ndërhyri për gjërat që nuk bëheshin siç donte ai. Ky ishte vetëm fillimi I punës për ndeshjen e Botërorit të së shtunës, ndërsa ditët e tjera do të ketë nga dy seanca në ditë. De Biazi do të marrë gjithë informacionin e nevojshëm përpara sesa të përcaktojë formacionin dhe skemën me të cilën do të luajë ndaj Izraelit në Shkodër.

Article Logic
Execution time: 0.0037450790405273