INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kombëtarja Shqiptare

Kombëtarja Shqiptare "takon" Skënderbeun [FOTO]

Publikuar më: 18:43 30-05-2016

Pasditen e sotme Kombëtarja shqiptare e futbollit kanë qenë për një vizitë në Muzeumin e Arteve të Vienës, për të parë nga afër armët e Heroit Kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Sigurisht që është diçka simbolike para fillimit të kampionatit europian, ku “heronjtë modernë”vizitojnë Heroin Kombëtar, dhe shpresojmë që të shërbejë si një motivim për ta. Një ndër protagonistët e kualifikueseve të Euro 2016, bomberi shkodran Bekim Balaj, ka postuar në rrjetet sociale një foto me armët e Gjergj Kastriotit. Ashtu siç ishte shpata e Skënderbeut, për pushtuesit, urojmë të jetë këmba e Balaj për kundërshtarët tanë në Europian. 

Edhe kapiteni ynë Lorik Cana, i njohur për ndjenjën e madhe të atdhedashurisë, ka postuar një foto në Snapchat, ku ka fotografuar armët e Skënderbeut.

Article Logic
Execution time: 0.0036468505859375