INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kombëtarja zhvillon stërvitja e dytë në Turqi

Kombëtarja zhvillon stërvitja e dytë në Turqi

Publikuar më: 13:58 07-06-2017

Taktika, për të qenë sa më mirë të vendosur në fushë dhe për të evituar gabimet që rrezikojnë të jenë fatale mbetet kryefjala e përgatitjeve të Kombëtares për sfidën në izrael. Me grupin të plotë dhe 23 futbollistë në dispozicion, gjysmën e seancës stërvitore të paradites së të mërkurës, De Biasi u kujdes për detajet në rreshtimin e skuadrës. De Biasi ka qëndruar fare pranë ekipit, duke vëzhguar me kujdes çdo ushtrim.

Përgatitjet vijuan me skuadrën të ndarë në dy grupe, me ushtrime teknike dhe që i shërbejnë orientimit në fushë, me lojtarët që duhej të shënonin, pasi kishin ecur me topin në ajër, shkruan supersport. E papritur ishte përplasja ndërmjet Sadikut dhe Kukelit në grupin me jelekë jeshilë. Të dy lojtarët në pronësi të Zurichut morën kujdesin mjekësor, ndërsa stërvitja u ndal për disa minuta.

Mavraj dhe Cikalleshi përfituan nga pauza për të futur në aksion edhe kameran e Supersport, që prej ditësh qëndron papushim pranë Kombëtares. Në përgatitjet taktike, De Biasi rreshtoi një ekip në mbrojtje dhe tjetrin në sulm. Përzierja e lojtarëve konfirmon se trajneri ende po studion formën e kuqezinjve, përpara se të përcaktojë formacionin më 11 Qershor. Por, nëse për titullarët ka ende dyshime, stafi e ka të qartë që Shqipëria duhet të sulmojë. Për këtë arsye, stërvitja u përqendrua te mënyra si dilet në sulm, me ushtrime që përfshinin krosime nga krahët dhe për të kalibruar shënjestrën drejt portës.

Article Logic
Execution time: 0.0032799243927002