Kanë mbetur vetëm 180 minuta deri në fund të kampionatit dhe të gjithë mbajnë frymën me ankth për të mësuar se si do të përfundoj ky sezon. Pesë skuadra rrezikojnë rënien dhe në dy javët e fundit do të luajnë për gjithçka. Në lojë janë disa kombinime rezultatesh. Njëra skuadër është e favorizuar më shumë se tjetra edhe pse asgjë nuk është e sigurtë dhe gjithçka mund të ndodhi.
Teutës i mjafton një fitore në Durrës me Vllazninë, Flamurtarit i duhet një pikë me Laçin dhe tre me Korabin, Laçit i duhet një pikë në Vlorë dhe tre me Teutën në fund në shtëpi, ndërsa Vllaznisë i mjafton vetëm një pikë. Tiranës i duhen gjashtë pikë ose katër të tilla nëse Teuta nuk fiton me Vllazninë ose nëse Laçi mundet në Vlorë.
Duke patur parasysh kalendarin, bardheblutë janë skuadra më e rrezikuar për të rënë ndërsa pas tyre mund të projektohet Vllaznia. Në Durrës pritet të jetë e vështirë për të marrë pikë dhe për këtë motiv gjasat janë që në javën e fundit, në Shkodër, Vllaznia të presë Tiranën për të diskutuar rënien.