INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kombinimi perfekt! Zayn Malik dhe Gigi Hadid më të dashuruar se kurrë [FOTO]

Kombinimi perfekt! Zayn Malik dhe Gigi Hadid më të dashuruar se kurrë [FOTO]

Publikuar më: 15:38 11-09-2016

Zayn Malik anulloi koncertin e tij në Dubai për shkak të problemeve me ankthin. Kush më shumë se Gigi Hadid mund ta bëjë atë të ndihet mirë? Askush. Këngëtari 21 vjeçar u nis për në New York për të qenë pranë të dashurës së tij. Ata duken më të dashuruar se kurrë ku janë parë të kapur dorë për dorë teksa shijojnë javën e modës. Nuk është hera e parë dhe me siguri as e fundit, kur çifti në fjalë dalin, sigurohen që të kombinojnë veshjet e tyre. Modelja 23 vjeçare kishte veshur një palë xhinse të çara te gjuri, ndërkohë mbi bluzen e bardhë kishte hedhur një triko të kuqe dhe në bel kishte lidhur një këmishë. Zayn ashtu si e dashura e tij kishte veshur xhinse të errëta të çara të gjuri, dhe këpucë pothuasje si të Gigi. Mirëpo teksa ktheheshin për në shtëpi, ish-këngëtari i One Direction, dukej si i turpshëm, pasi fshihej pas modeles Hadid. Me siguri do ketë pasur turp nga vjehrra, sepse kjo e fundit po shoqëronte çiftin. 

Article Logic
Execution time: 0.0044059753417969