“How to lose a guy in 10 days” është një nga filmat më të pëlqyer, i cili pavarësisht se është publikuar në vitin 2003, vazhdon të mbetet ndër më të shikuarit.
Sipas ‘E!News’, kjo komedi-romancë së shpejti do të vijë si një serial.
Skenaristi i këtij filmi, Guy Branom, pranoi nëpërmjet një statusi në ‘Twitter’ se platforma më e re për të parë filma ‘Quibi’, i kishte dhënë atij mundësinë për të rishkruar ‘How to lose a guy in 10 days’.
Për të gjithë ata persona që nuk e kanë parë filmin, bëhet fjalë për një vajzë që shkruan një artikull në një revistë të njohur, se si të humbë një djalë në 10 ditë, në të njëjtën kohë një djalë vë bast me shefin e tij, se mund të bëjë një vajzë të dashurohet me të për 10 ditë.