Konkurrentja e Për’puthen, Ledjana ka publikuar një fotografi me Mevlanin, një prej djemve që ka shfaqur pëlqim dhe pati një përballje me të në lidhje me faktin që zgjodhi të dilte në takim me Antonelën.
Fotografia e publikuar është realizuar gjatë regjistrimit të “Për’puthen Prime”, ku Ledjana është ulur në prehrin e tij.
“Do të të uroja më të mirë, por unë jam më e mira”, shkroi Ledjana bashkëngjitur me foton që ka marrë mijëra pëlqime dhe mijëra komente. Edhe këtë herë nuk munguan komentet thumbuese me Antonelën, e cila gjithashtu ka shprehur pëlqimin për Mevlanin.
“E mbyte djalin”, i shkroi Antonela, ndërsa Ledjanaia kthen kështu: "Peshojnë içik, do vish t'na ndihmosh t'i mbajmë?"
Ndërkohë Antonela ia kthen duke i sugjeruar një ilaç për dobësim. Pra shakatë e vajzave nuk ndalen edhe në rrjete sociale.