INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komenti i Trump për Malin e Zi, reagon NATO: Sulmi…

Komenti i Trump për Malin e Zi, reagon NATO: Sulmi…

Publikuar më: 08:37 19-07-2018

NATO reagoi pas komenteve të Donald Trumpit mbi qytetarët e Malit të Zi të cilit shefi i Shtëpisë së Bardhë i përshkroi si “shumë agresivë” dhe mund të nisin Luftën e Tretë Botërore.

Traktati që ne kemi firmosur, tha një zyrtar i lartë i aleancës për mediat  është i pakushtëzuar dhe nuk e luan as topi, duke rikonfirmuar kështu moton “sulmi ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve”.

Në një intervistë televizive, Presidenti amerikan ngriti pikëpyetje mbi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen e shtetit të vogël ballkanik në rast mësymjeje. Moderatori i “Fox Neës”, Tucker Carlson e pyeti Trumpin:

“Përse im bir duhet të shkojë në Mal të Zi për ta mbrojtur atë vend nga sulmet” dhe Presidenti iu përgjigj: “Të njëjtën pyetje kam shtruar dhe unë vetë”.

Gazetari më pas i thotë: “Tani, nuk është se unë jam kundër Malit të Zi..apo Shqipërisë…”

Trump ia kthen: “Jo, por ata janë njerëz shumë agresivë. Dhe mund të bëhen akoma më shumë dhe urdhëro, ja ku e ke Luftën e Tretë Botërore. Dhe kjo është e padrejtë”.

Mali i Zi është anëtari i 29 dhe më i ri i aleancës ushtarake, së cilës iu bashkua qershorin e vitit 2017.

Article Logic
Execution time: 0.0036509037017822