INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komentuesi e pyet a u kapën vrasësit e 21 Janarit, kryeministri Rama ia kthen kështu [FOTO]

Komentuesi e pyet a u kapën vrasësit e 21 Janarit, kryeministri Rama ia kthen kështu [FOTO]

Publikuar më: 20:51 21-01-2018

Edi Rama priti sot në kryeministri familjarët e viktimave të 21 janarit. Një moment të pazakontë kujtimi e ka cilësuar kryeministri Edi Rama ceremoninë në nderim të 4 viktimave në protestën e 7 viteve më parë, më 21 janar. Rama ka transmetuar live ceremoninë në rrjetin social Facebook ku deklaroi se reforma në drejtësi do të sjellë shumë shpejt frytet e saj.

Si gjithmonë ndodh që kryeministri të marrë shumë komente në videot dhe statuset e tij e nuk ngurron të ua kthejë. 

Njëri prej tyre i thotë se nuk janë kapur autorët e vrasjeve dhe kjo ceremoni është e pa vlerë por Kryeministri Rama i përgjigjet me ironi.

Qytetari që komenton: A u kapen vrasesit e 21 Janarit!? Përndryshe ky perkujtim nuk ka ma vlere. Kjo eshte vec hedhje balte e atyre qe dhan jeten.

Komenti i Edi Ramës: Miqesisht Dionis, shfrytezoje sa me shume ate vend ku je, qe te mesosh te mendosh si duhet. Per te miren tende natyrisht, qe kur te japesh mendime te degjohesh me respekt jo te dukesh sikur s’ke as shkolle e as etike. Gjithe te mirat.

komentuesi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033810138702393