INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komentuesi e ''thumboi'' për bukuritë natyrore të Shqipërisë, Edi Rama i kushton video-mesazhin e rëndësishëm...[VIDEO]

Komentuesi e ''thumboi'' për bukuritë natyrore të Shqipërisë, Edi Rama i kushton video-mesazhin e rëndësishëm...[VIDEO]

Publikuar më: 18:27 01-09-2018

Kryeministri Edi Rama ka treguar shpesh se është goxha aktiv jo vetëm në rolin e tij në drejtimin e politikave të Qeverisë, por gjithashtu është mëse prezent edhe në rrjetet sociale dhe sidomos në Facebook, hapësira këto interaktive ku Edi Rama shpesh dialogon dhe u përgjigjet ankesave të qytetarëve.

Së fundmi një ndjekës në Facebook e ka akuzuar kryeministrin duke i komentuar se:”Bukuritë natyrore Shqipërisë nuk ja solli as Rilindja as ata që ishin para Rilindjes. Nëse doni të merrni merita për natyrën mund ta bëni, është e drejta juaj. Mendoj se është më mirë të merrni merita për ndonjë punë konkrete që duhet të kishit bërë këto 5 vjet. Nuk është Shqipëri 3D z.Kryeministër!”, koment ky që mesa duket nuk i ka shpëtuar kreut të Qeverisë i cili i ka kushtuar qytetarit një video-mesazh ku i përgjigjet kështu:

“I dashur Leonard. Nuk e di ku është problemi yt kur unë të them Mirëmëngjes me një artikull të bukur mediave të huaja për bukuritë shqiptare, por nuk të vë faj pasi jetojmë në një mjedis kaq të ndotur me negativitetet, brutalitet, shpifje saqë edhe një Mirëmëngjes me një kartolinë me një urim të bukur mund të bëhet objekt për shqifje pa pikën e lidhjes.

Natyrisht që Shqipëria i kishte këto bukuritë edhe para Rilindjes siç thua ti me ironi, por a më thua përse nuk kishte dhe më parë kaq shumë artikuj për bukuritë e Shqipërisë?

Nuk besoj se ti hyn tek ata të padëgjueshmit fare që thonë se tërë këto shkrime dhe kronika pozitive në mediat e huaja për turizmin tonë i paguan Qeveria me lekët e drogës, jo për gjë por pastaj duhet të thoshe që gati 6 milionë turistë që presim deri në fund të këtij viti janë të droguar nga Qeveria dhe që kjo ka ndikuar në atë çfarë ata thonë.

Unë e kam përgjigjen time dhe po, turizmi në vend po rritet ndjeshëm pasi Shqipëria nuk është më ajo që ka qenë para 5 vitesh dhe turistët do të shtohen dhe do të vijnë më shumë në vendin tonë, pasi Shqipëria e sotme është shumë më ndryshe nga 5 vite më parë.

Nga hyrja e Tiranës, hyrja në plazhin e Durrësit, rrugët në Jalë, Dhërmi, jo vetëm kaq por edhe në veri si Pukë apo në Konispol dhe Finiq.

Sot ka shumë më shumë pastërti sesa 5 vite më parë dhe jemi ku e ku me 5 vite më parë.

Ja vlen të përmendim punën që kemi bërë jo për të marrë meritat se unë nuk ngrihem në mëngjes me kënaqësinë e gjësë që bëra dje por me ankthin e sa shumë gjërave duhen bërë sot.

Do të doja që as ti dhe askush pavarësisht bindjeve jemi të gjithë jemi Shqiptarë në fund pasi unë fitoj çdo krahasim me kundërshtarët.

Unë miku im e di mirë dhe nuk më zë gjumi për plehrat që mbeten ende një problem i madh, nga nevojat ende ulëritëse për vijat tonë bregdetare për ujësjellësa dhe kanalizime, nga standarted ende mizerable për disa segmente rrugore.

Rri i qetë nga kjo anë i dashur Nardi pasi unë Opozitën që më lë pa gjumë e kam brenda vetes, pasi 3D-të i kam si pasqyrë i Shqipërisë që duam të kemi nesër dhe jo si pasqyrë e punëve të sotme", shprehet kryeministri Rama në video-mesazhin e psotuar në Facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828