Kur bie fjala për të qenë të veçantë, Vip-at e famshëm të showbizz-it në çdo rast mundohen të jenë unikalë në lëvizjet dhe paraqitjet e tyre publike.
Një nga më të rëndësishmet është edhe mënyra se si pozojnë në fotot e reklamuara në Instagram, ku ky rrjet social është kthyer tashmë në hapësirën më interaktive të lidhjes së figurave të famshme me publikun.
Teksa Beatrix ka publikuar një pozë artistike një fans i shkruan: “Gjeje një mënyrë tjetër për të dalë në foto, se je bërë bozë me ktë krahun”.
Ky koment ka mjaftuar që këngëtarja ti japë këshillën e jetës duke i shkruar: “Gjeje një mënyrë tjetër të më komentosh me profilin tënd real dhe posto ndonjë foto ta shof si bëhet”.
Epo kur i jep këshillat dikujt me siguri vetë duhet të jesh në rregull me parimet që interpreton. Me siguri komentuesi e ka marrë mësimin e duhur./intv.al/