Jo vetëm në Shqipëri, por dje me postimet në Instastory, Trejsi Sejdini na tregoi mesazhet komplimentuese që i kishin dërguar fansat nga e gjithë bota.
Me shumë fansa që e adhurojnë, por ja që ka edhe nga ata që kërkojnë gjithmonë të kapen pas detajeve.
Teksa së fundmi në Instastory ka publikuar një foto artistike një fans i shkruan: “Shum e mir po se kuptoj edhe sa do rrin ato puçrat në fytyr”.
Këtij komenti Trejsi i është përgjigjur në mënyrën më të mirë të mundshme teksa shkruan: “Janë nishane yll bote, kanë lindur bashkë me mua, nuk kanë për të ikur kurrë.”
Epo e morët vesh të vërtetën. Fytyra ëngjëllore e Trejsit është mëse natyrale./intv.al/