Ajo gjithnjë është treguar shumë e hapur me ndjekësit e saj dhe ndihet aq mirë me paraqitjen e jashtme. Vetëm pak ditë më parë, u bë nënë për herë të dytë duke sjellë në jetë vajzën, Mia Soraya. Dhe teksa sot postoi një foto të ëmbël me vogëlushen e saj, një prej ndjekësve i lë komentin negativ Emina Cunmulajt.
“Qyqa moj vajzë, të rujt Zoti por çfarë hunde ke”, ishte komenti i tepruar në Instagramin e saj. Por Emina, nuk i'a ka përtuar aspak përgjigjen: “Siç ma ka fal Zoti. Nuk jemi të gjithë perfekt. Ishalla je e kënaqur ti me hundën tënde sikur unë me timen, ehhh sa më e madhe hunda, më kollaj merr frymë”, e lë pa fjalë Emina.