Dea Mishel bëri një lëvizje të gabuar me postimin e saj të fundit. Një video të postuar në TikTok nga blogerja, ngjalli një mori reagimesh dhe kritikash nga fansat dhe ndjekësit e saj. Në videon e postuar blogerja është përpjekur të bëjë një batutë për fëmijët jetimë duke thënë: “Fëmijët jetimë kur u kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion.”
Kjo “batutë” nuk ka rezultuar si e tillë, pasi ndjekësit e kanë konsideruar si një cënim ndaj fëmijëve jetimë të cilët nuk e kanë një strehë familjare por detyrohen të qëndrojnë në institucione.
Edhe pse gjatë realizimit të videos, Mishel e prek vetë fenomenin duke thënë se nuk duhet të bëjë shaka me këtë pjesë, kjo nuk e ka ndaluar blogeren ta publikojë videon. Dea ka shtuar disa herë se e kupton që po prek një tematikë të ndjeshme, po si duket nuk ka pritur këto reagime nga ndjekësit.
Pas gjithë polemikave Dea ka reaguar në InstaStory ku ka treguar se nuk e ka patur me qëllim të keq, duke i kërkuar ndjesë kujtdo që mund të jetë prekur nga postimi i saj.
“Jane njerezit normale qe ju dalin skandale normale si tradhti ndarje eti, jam dhe une…”- duke dashur të tregojë se videoja e saj nuk kishte pse të merrej në atë kontekst.
Në storyn pasardhëse ajo e ka sqaruar më tepër situatën duke kërkuar dhe ndjesë.
“‘Ndonjehere mendoj me ze te larte he i hap probleme vetes. Gjithashtu une qesh kur me vjen per te qare, keshtu i procesoj emocionet. Ju lutem mos me perdorni per klikime, sme interesojne fare, prandaj dhe videon e ishiva sapo u postua. Dukeni te deshperuar. Kush eshte normal e ka kuptuar qe une skam pasur asgje dashakeqese, do ishte cmenduri te kisha. Madje me habisni sesi e keni transformuar situaten sikur une urrej apo tallem me femijet. Gjithsesi, dua te kerkoj ndjese per njerezit qe mund te jene prekur personalisht. Ju dua, mos u beni te keqinj. (Nuk e di kush ka qene kaq i shkathet sa e ka bere videon screen record ne 5 minuta gob bless u)”, ka shkruar ajo.