Nuk kaloi e qetë tërheqja e kandidatit për bashkinë e Kavajës për kryeministrin Rama.
Jo vetëm nga fronti kundërshtar i opozitës, por as nga komentuesit e tij në Facebook. Të shumtë ishin fansat në faqen e liderit të maxhorancës të cilët shprehën pakënaqësinë e tyre të hapur me këtë vendim, por as përgjigjet për to nuk munguan. Duke filluar nga krahasimet me shahun apo futbollin, që kryeministri i ka përdorur vetë më parë e deri tek kërkesat për dorëheqje, Rama u është përgjigjur të gjithave. Pa i rënë aspak rrotull fjalëve.