INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komentuesit kanë shfrytëzuar intervistën e kryeministrit  Rama në “IN Tv” për të bërë kërkesa të çuditshme [FOTO]

Komentuesit kanë shfrytëzuar intervistën e kryeministrit Rama në “IN Tv” për të bërë kërkesa të çuditshme [FOTO]

Publikuar më: 17:44 29-07-2017

Gjatë intervistës së kryeministrit Edi Rama në IN Tv, komentuesit shfrytëzuan intervistën për kërkesa të çuditshme.

Teksa kryeministri Edi Rama ishte “live” në një intervistë për IN Tv, një i komentues ka gjetur mundësinë për t’i lënë një koment që s’ka patur lidhje fare me intervistën. Komentuesi, i shokuar nga ngjarja e djeshme ku një grua u kap “mat” me dashnorin në shtratin e vjehrrit, i ka thënë Ramës se duhet të kthehet dënimi me vdekje në Shqipëri.

“Zoti Rama e dua ligjin me vdekje në Shqipëri, dua ligjin: Kush gru tradhton burrin, burri ta vrasi me plumb në kokë”, i shkruan ndër të tjera komentuesi.

Por komentuesi ka marrë një përgjigje jo nga kryeministri Rama nga blogeri Olti Curri.

“Pooooor ligji është njësoj për të gjithe, kështu qe edhe ti (Toni) apo meshkujt tradhetojne gratë, normalisht të shkojnë në dënim me vdekje...”, i përgjigjet blogeri.

oltii.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038118362426758