INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komentuesja dyshon me frazën ‘Thonjtë e dorës të pakuruar’, Lori Hoxha tregon se kush është personi anonim me këtë detaj [FOTO]

Komentuesja dyshon me frazën ‘Thonjtë e dorës të pakuruar’, Lori Hoxha tregon se kush është personi anonim me këtë detaj [FOTO]

Publikuar më: 09:00 30-04-2018

Fashionista Lori Hoxha është padyshim një nga emrat më të lakuar të medieve rozë dhe kjo si nje nder femrat me te pasura si edhe për thashethemet e ndryshme për lidhjen e saj me Vis Bajraktarin, lidhje kjo që ka ngelur gjithmonë në hijen e një dyshimi.

Në Instagram, Lori nuk ngurron të na tregojë më shumë detaje nga momentet e saj të relaksit dhe këtë e ka bërë përsëri me një postim ku shfaqen dy duar teksa mbajnë akullore.

Ashtu si për yjet e showbizz-it ku çdo lëvizje e tyre shoqërohet me dyshime, si mundet që të kalojnë lëvizjet e Lori Hoxhës pa u dyshuar paksa më parë?

Një komentuese ka vendosur ta ngacmojë fashionistan me këtë koment: “Për sot na e preve oreksin me thonjtë e asaj dorës nga e djathta të pa kuruar, të një njeriu që ha thonjtë”.

Lori nuk e ka kursyer duke i treguar se disa realitete janë më të prekshme se dyshimet e largëta të mendjeve njerëzore.

“Është im vëlla dhe është vetëm 10 vjeç”, shkruan Lori duke na lënë të kuptojmë kështu se akulloren e ka shijuar me vëllain e saj të vogël.

Njerëz qetësohuni! Dyshimet sapo ranë. E bëri vetë Lori këtë herë.

swt_w45.PNG

Article Logic
Execution time: 0.00370192527771