Në botën e showbizz-it nuk mungojnë rastet kur Vip-at e ndryshëm shfaqen në publik me look të ngjashëm, ose thuajse identike me njëri-tjetrin.
Së fundmi në Instagram, Kejvina Kthella ka postuar një foto ku shfaqet brenda një makine, ndërsa një komentuese nuk ka nguruar t'i shkruajë: “A do me kopju @borazemani për foto e ka dhe bora një foto si kjo veç se ndryshojnë rrobat”.
Kejvina nuk e ka kursyer dhe i ka kthyer një koment mëse të zgjuar, duke shkruar: “Obobo kam harruar ti marr edhe rrobat që të ishte fotoja fiks si e Borës”.
Frymëzimi nuk vidhet! Ndoshta komentuesja e ka marrë leksionin e duhur...