Khloe vazhdon te komentohet në media jo më si një nga vajzat e diskutuara Kardashian por per marrëdhënien e saj me Tristan Thompson. Tradhëtia e këtij të fundit ishte tepër e rëndë për 33 vjeçaren e cila e mori vesh gjatë kohësh kur ishte shtatzënë. Megjithatë sërish, për çudinë e të gjithëve, e fali. Për këtë veprim ajo u kritikua shumë nga ndjekësit, por kritikat e tyre morën tjetër përmasa. Ketë herë një ndjekëse e ka tepruar me komentin e bërë. ‘Më duket mua apo True nuk është aq e lezetshme’, shkruan ajo.
‘Cila maxhorene me pak respekt për veten mund të komentojë paraqitjen e një fëmije? Çfarë njeriu i neveritshëm je ti? Është shumë patetike që je kaq e mjerë me jetën tënde’, ia kthen Khloe.