Në Tiranë kanë mbërritur komisionerët e “Venecias’. Të partë që takuan ishin përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi i PD dhe Klajda Gjosha e LSI. Këta të fundit pas takimit dhanë një prononcim për mediat. Në folus të bisedimeve ishte çdekretimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit nga Presidenti Ilir Meta dhe mbështetja apo jo në ligj vendimit.
Bylykbashi tha se Presidenti i Republikës shkarkohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese nëse ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe Presidenti është përpjekur të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, unitetin e popullit dhe pluralizmin politik.
“Kjo është një nga detyrat fisnike që duhet të luajë dhe ka luajtur Presidenti në këtë rast dhe gjithashtu kjo nuk e bën me faj. Presidenti i ka garantuar, i dha garancinë shqiptarëve që zgjedhjet të bëhen në një moment të dytë në kushte më të mira. Parlamenti përpiqet të shkarkojë Presidentin dhe në këtë lojë të turpshme përpiqet të bëjë pjesë edhe institucionet ndërkombëtare, që janë shumë të qarta me këtë.
Ne e bëmë të qartë dhe aspektin politik, arsyet specifike pse kemi ardhur në këtë situatë.
Raporti i OSBE qe lajmërimi i vdekjeve në Shqipëri, vërtetoiatë që Presidenti e përmend në mënyrë të qartë në arsyet që ai parashikonte pse në 30 Qershor s’mund të kishte zgjedhje dhe ato duhej të bëheshin në 13 tetor," sqaroi Bylykbashi.
Ndërsa Klajda Gjosha tha pas se diskutuan për një çështje e cila është e paprecedentë, aq më tepër për një vend që kërkon të çelë negociatat dhe që dëshiron të jetë anëtar i Bashkimit Europian. Ajo shtoi se në momentet kyçe ku të gjithë palët po sidomos qeveria do të duhej të fokusohej në plotësimin e kushteve për të marrë çeljen e negociatave në Tetor, merremi me një çështje që është jashtëzakonisht e rëndë edhe për imazhin e vendit dhe të ftosh intistucionet ndërkomëbtare për te zgjidhur një çështje që në fakt është thjesht për të mbuluar gjithçka që sot shkon keq me qeverinë shqiptare.
"Për të mbuluar keqqeverisjen e gjithë kësaj kohe dhe për të mbuluar nje raport të OSBE -ODHIR që tregon qartë se zgjedhjet ne Shqipëri janë pa standrtë dhe janë shumë larg një vendi që kërkon të jetë anëtarë i BE. Mendoj që të gjitha veprimet e Presidentit të Republikës dhe atij që ka patur pikëpyetje mbi to do të duhej ti drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese dhe të priste përgjigjen e saj. Por kuptohet se parlamenti dhe mazhornaca kërkojnë gjithmonë të bëjnë politikë me diçka me të cilën nuk mund të luhet dhe nuk mund të bësh politike," përfundoi përfaqësuesja e LSI-së.