INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komisioneri Hahn komenton progresin e Shqipërisë: ‘’Pasoja dramatike nëse nuk hapen negociatat me BE’’

Komisioneri Hahn komenton progresin e Shqipërisë: ‘’Pasoja dramatike nëse nuk hapen negociatat me BE’’

Publikuar më: 20:41 26-04-2019

Komisioneri i BE për Zgjerimin Johannes Hahn shprehet se nëse në qershor nuk hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasojat do të jenë dramatike.

Në një intervistë për gazetën gjermane Handelsblatt, Hahn është shprehur se nëse vendet anëtare do t'i mohonin në qershor Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut fillimin e negociatave për t'u bashkuar me BE, atëherë pasojat do të jenë dramatike për të dy vendet dhe për të gjithë rajonin , me një efekt negativ domino.

Këshilli Evropian i 20-21 qershorit do të jetë vendimtar për fillimin e negociatave të pranimit për Tiranën dhe Shkupin. Krerët kundër pranimit janë Franca dhe Holanda. Në rrezik, sipas komisionerit, është dhe 'besueshmëria e BE-së dhe ndikimi i saj në rajon'.

Hahn shprehet se është bërë 'përparimi i rëndësishëm' nga të dy vendet, siç është 'Reforma në Drejtësi' e kryer nga Tirana dhe marrëveshjet historike në Shkup.

'Për Maqedoninë Veriore një refuzim ose një shtyrje e hapjes së negociatave do të ishte veçanërisht e rrezikshme', thekson Hahn, duke paralajmëruar se 'nëse Shkupi përsëri është i zhgënjyer, ekziston rreziku i destabilizimit të brendshëm me pasoja për të gjithë rajonin.'

 

Article Logic
Execution time: 0.0036098957061768