Komisioneri për Negociatat e Zgjerimit, Johanes Hahn mbërrin në Tiranë, të mërkurën. Arsyeja e vizitës së tij zyrtare është se do të marrë pjesë në tryezën e dialogut të Nivelit të Lartë midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, dialog i cili do të mbahet në orën 11:00 në hotelin “Sheraton”.
Rreth orës 12:30, Hahn do të zhvillojë një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ky objekt diskutimi do të jetë integrimi.
Hahn është shprehur në Twitter se do të takohet edhe me opozitën e përfaqësues të tjerë të Parlamentit. Vizita e tij në vëndin tonë do të zgjasë deri të enjten.