INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komisioneri Hahn nesër në Durrës, merr pjesë në samit

Komisioneri Hahn nesër në Durrës, merr pjesë në samit

Publikuar më: 15:13 25-08-2017

Komisioner për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, mësohet se do të jetë ditën e nesërme në Durrës, për të marrë pjesë në takimin jozyrtar të kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Fokusi i takimit që në pjesën e parë do të jetë me dyer të mbyllura, do të jetë nxitja e zbatimit të angazhimeve të marra në  Samitin e Triestes  në korrik 2017, veçanërisht të planit të veprimit për thellimin e integrimit ekonomik rajonal. Mësohet se hapat e tjerë konkretë që do të diskutohen përfshijnë njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale, identifikimin dhe eliminimin e burokracisë dhe barrierave rregullatore që pengojnë tregtinë dhe investimet në rajon duke krijuar një dialog rajonal mbi transformimin digjital, si dhe hapja e negociatave për një mekanizëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Më tej do të ketë dhe një konferencë për mediat.

Article Logic
Execution time: 0.0036871433258057