INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komisioneri Hahn takohet me kryeministrin Rama në Tiranë: S’ka të ardhme në BE pa dialog me opozitën [FOTO]

Komisioneri Hahn takohet me kryeministrin Rama në Tiranë: S’ka të ardhme në BE pa dialog me opozitën [FOTO]

Publikuar më: 22:34 17-01-2019

Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn u takua sot në Tiranë me kryeministrin shqiptar Edi Rama për të diskutuar përparimin në reformat që lidhen me integrimin në BE dhe zhvillimet e fundit politike në rajon.

Komisioneri paralajmëroi kryeministrin se nuk do të ketë integrim të vendit në BE nëse nuk do të ketë dialog me të gjitha partitë politike në vend.

Komisioneri nënvizoi se është e rëndësishme të vijohet me impulsin e mirë të vitit të kaluar për të dhënë rezultate të prekshme në programin e reformave, çka është vendimtare duke pasur parasysh vendimin e ardhshëm të Këshillit të BE-së lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë në qershor 2019.

Reforma në drejtësi vazhdon të japë rezultate dhe ristrukturimi institucional i gjyqësorit duhet të përfundojë brenda javëve të ardhshme. Komisioneri Hahn vuri në dukje veprimet e kohëve të fundit kundër krimit të organizuar si një shenjë pozitive në këtë drejtim, që megjithatë duhet të bëhet pjesë e një vazhdimësie arritjesh solide dhe të pasohet me ndjekje penale dhe dënime përfundimtare. Lufta kundër krimit të organizuar dhe lufta kundër korrupsionit në të gjitha nivelet mbeten prioritete në marrëdhëniet BE-Shqipëri.

Komisioneri shprehu shqetësim rreth numrit ende të lartë të aplikimeve të pabazuara për azil nga qytetarë shqiptarë në disa shtete anëtare të BE-së. Shkaqet themelore duhet të trajtohen dhe bashkëpunimi me qeveritë e shteteve anëtare të BE-së, të prekura nga ky fenomen, duhet të intensifikohet më tej.

Takimin kokë më kokë midis tyre, komisioneri Hahn e ka pasqyruar në një postim në rrjetin e tij social Twitter ku shkruan:

"I lumtur të jem në Tiranë, 2019 vit i rëndësishëm për Shqipërinë. I sigurt se qeveria do të vazhdojë me ritme të rëndësishme reformat përpara vendimit të Këshillit Europian në Qershor", shkruan Hahn.

Postimi në Twitter

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Nga informacionet e para mësohet se një person është vrarë me armë zjarri mbrëmje e sotme në Korçë. Ngjarja sapo ka ndodhur në parkun e qytetit, ndërsa viktima është një 35 vjeçar, ende i pa identifikuar.

Ndërkohë forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes në periferi të qytetit të Korçës, të cilat po punojnë për zbardhjen dhe identifikimin e rrethanave të ngjarjes.

haoy.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032558441162109